×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kamishi”, VV-së: Keni fitu 1 herë, e keni humbë 10 herë

    Insajderi
    22 September 2022 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u diskutuar për grevën në arsim. Fjalën në seancë e mori edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, shkruan Insajderi.

    Ai ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti për qasjen karshi grevës në arsim.

    Në debatin parlamentar për grevat në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu gjatë fjalimit të tij, në një moment iu drejtuar njërit nga deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë “rri dhe palohu aty”

    “Urdhëro, ti i dinë krejt, kanë e mbështesë e çka mbështesë. Po rri more palohu qaty” , dëgjohet duke i thënë njërit prej deputetëve Haxhiu.

    Ai i tha VV-së se po vazhdojnë ta përmendin fitoren e 14 shkurtit por kanë humbur 10 herë.

    “Oh po ore keni fitu 1 herë po keni humbë 19 herë”, dëgjohet duke ironizuar Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark