Kampanja eliminatore drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” do të vazhdojë edhe sot me disa ndeshje interesante, ndër to edhe dy super-ndeshjet mes Anglisë e Shqipërisë dhe ajo mes Italisë e Zvicrës.
Me fillim nga ora 20:45, Shqipëria do të jetë mysafire në“Wembley” kundër Anglisë, kurse Italia pret në shtëpi në stadiumin “Olimpico” Zvicrën, shkruan FrontOnline.
Programin e sotëm të këtyre eliminatoreve do ta hap ndeshja mes Moldavisë dhe Skocisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet stadiumin “Zimbru” nga ora 18:00.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Hungaria, e cila me fillim nga ora 20:45 e pret në shtëpi San Marinon.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të fazës së grupeve në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.
Grupi C
20:45 Italia – Zvicra
20:45 Irlanda e Veriut – Lituania
Grupi F
18:00 Moldavia – Skocia
20:45 Austria – Izraeli
20:45 Danimarka – Ishujt Faroe
Grupi I
20:45 Andorra – Polonia
20:45 Anglia – Shqipëria
20:45 Hungaria – San Marino.