Sot do të nis Kampionati Evropian i xhudos, i cili do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Në këtë kampionat, Kosova do të marrë pjesë me katër xhudistë.
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 40 shtete, 361 garues – 207 meshkuj dhe 154 femra.
Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha do të ndeshen sot në mëngjes, kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu nesër.
Krasniqi do të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.