Ferri vazhdon për Brittney Griner, e cila është ndaluar në Rusi pasi agjentët në aeroportin ‘Sheremétevo’ në Moskë gjetën vaj kanabisi në bagazhin e saj shkurtin e kaluar. Autoritetet ruse e kanë akuzuar lojtaren për posedim dhe kontrabandë droge.
Sot në një gjykatë në Khimki, Brittney Griner ka pranuar fajësinë dhe akuzat. Në çdo rast, ajo ka insistuar se nuk ka dashur kurrë të kryejë një krim, siç raporton agjencia Interfax. “Ajo përfundoi në çantën time”,- u justifikua ajo, teksa paketoi me nxitim valixhet për në Rusi.
Në moshën 31-vjeçare, kjo kampione e dyfishtë botërore dhe olimpike, po jeton një makth të vërtetë që qeveria amerikane po përpiqet ta zgjidhë. Ka mbetur edhe një javë që Griner të mësojë ndëshkimin e sistemit rus të drejtësisë: më 14 gusht vjen dënimi, një moment që mund të shënojë kapitullin tjetër të kësaj historie. Ajo përballet me një dënim deri në dhjetë vjet.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po negociojnë shkëmbimin e të arrestuarve. Disa burime sugjerojnë se ekipi i presidentit Joe Biden mund ta riatdhesojë Griner në këmbim të Viktor But, një tregtar rus armësh i njohur si “tregtari i vdekjes”, i ndaluar në një burg amerikan.
“Prioriteti im është që amerikanët që janë të ndaluar ilegalisht në Rusi, të kthehen në vend në një formë. Nuk do të jap detaje, do të them vetëm se është një prioritet absolut,”- tha Anthony Blinken, sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara.