×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kanceri i qafës së mitrës, IKSHPK me thirrje: Vaksinohuni, kontrollohuni…

    Insajderi
    25 January 2024 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë apel për vaksinim dhe kontrolla për kancerin e qafës së mitrës.

    Në njoftim thuhet se vaksinat janë mburojë thelbësore.

    “Vaksinat janë mburojë thelbësore kundër sëmundjeve si #Kanceri i qafës së mitrës. Le të ngrisim vetëdijen gjatë muajit janar për #Kancerin e qafës së mitrës! #vaksinohun, kontrollohu dhe qëndro i mbrojtur”

    Vaksina HPV është shumë efektive sipas IKSHPK’së.

    “Është muaji i vetëdijesimit për #Kancerin e qafës së mitrës! Vaksina #HPV është shumë efektive. Mund të parandalojë 9️ nga 10 raste të HPV – shkaku numër 1 i kancerit të qafës së mitrës. Po, Vaksinat Funksionojnë!”

    IKSHPK thotë se vaksinimi mund të bëhet nga mosha 9 deri në 14 vjet, ndërsa kontrollat nga mosha 30 vjeç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark