×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i AKR-së për deputet premton zhvillim për Rahovecin

    Insajderi
    10 February 2021 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Jetlir Zyberaj, ka premtuar në Rahovec se kësaj komune do t’i garantohet zhvillimi dhe ndërtimi.

    Zberaj ka shtuar se kanë eksperiencë që të trajtojnë problemet.

    “Me vizionin e shtet-ndërtimit, Rahovecit dhe anadrinisë, i garantohet zhvillim, ndërtim me shije perëndimore dhe dinjitet. Ne kemi eksperiencën e duhur që Kosovën ta nxjerrim nga qorrsokaku i trajtimit të problemeve artificiale”, ka shkruar ai në Facebook.

    AKR-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark