Besfort Ahmeti është një djalë i ri dhe i guximshëm nga Prishtina.
Ahmeti i cili po kandidon për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e PDK-së, ka shprehur energji dhe vullnet shumë të madh për të punuar në përmirësimin e kushteve për banorët e kryeqytetit.
Besfort Ahmeti është doktorant në Universitetin e Lubjanës. Ai është ligjërues universitar dhe konsulent biznesor.
Si punë vullnetare Besforti shërben si koordinator për gjuhën shqipe në platformën edukative “Coursera” dhe është themelues i iniciativës “Veçantë” që synon të përkrahë njerëzit me aftësi të kufizuara. /Insajderi.org