Deputetja e Partisë Nisma Social-Demokrate, Lumturie Kurtishaj, që ngjason me aktoren e njohur amerikane Cameron Diaz, në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me numër 90.
Kurtishaj në fushtë elektorale ka qenë e fokusuar në mbështetjen e barazisë gjinore në Kosovë. Ajo në një postim të publikuar në rrjetin e saj social “Facebook”, është shprehur se fuqizimi i barazisë gjinore ka mbetur vetëm një premtim elektoral.
“Përkundër dëshmive të forta që tregojnë se fuqizimi i barazisë gjinore ndikon dukshëm në reduktimin e varfërisë, nxit zhvillimin social-ekonomik dhe politik, ajo mbetet ende një premtim i paplotësuar në Kosovë.Zbatimi i kornizave aktuale ligjore që parandalojnë diskriminimin gjinor si dhe avancimi i mëtejshëm i promovimit të grupeve të nën-përfaqësuara, të tilla si gratë; kërkon angazhim më të madh nga të gjithe ne, kërkon ndryshim të qendrimeve dhe perceptimeve tek shumë individ, brenda institucioneve dhe në shoqëri, si dhe kërkon që sfidat në këtë drejtim të adresohen në adresat e duhura, me kompetencë të lartë dhe këmbëngulsi, deri në jetësim”, ka thënë Kurtishaj.
https://www.facebook.com/lumturie.kurtishaj/posts/10214788244219515