×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kanë filluar dorëheqjet që kur u bë publik propozimi Qeverisë për shtesa”

    Insajderi
    01 November 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që shkoi njoftoi se ka marrë vendim për rritjen e shtesave e rrezikshmërisë për policët. Por, vlera e ndarë po konsiderohet e papranueshme nga Sindikata e Policisë.

    Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se ka pakënaqësi të mëdha lidhur me shumat e propozuara nga Qeveria dhe se që nga dalja e propozimit ka pasur dorëheqje nga radhët e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    “Pakënaqësia është e madhe. Dua ta deklaroj edhe një shqetësim që e kemi si sindikatë, e që duhet ta ketë edhe Qeveria. Që nga dalja e këtij propozimi ka disa dorëheqje, e që ato dorëheqje që nga fillimi janë mbi 60 deri tani. Unë kam informacione që kemi pas (dorëheqje)”, ka potencuar për T7 Zeqiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark