×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kaos në botën financiare, bursat aziatike thyhen pas rënies së Wall Street’it

    Insajderi
    09 February 2018 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Indeksi MSCI i stoqeve aziatike-pacifike, në përjashtim të atyre japoneze, sot rreth orës 07:30 ishte minus 2,3 për qind, gjë që është minusi më i madh në dy muajt e fundit. Indeksi MSCI në fund të janarit kishte arritur rekorde më të mëdha në histori, ndërsa sot në mëngjes ka shënuar rënie për gjashtë ditë resht. Kur të merret gjithsej, këtë javë ka humbur rreth 7,7 për qind.

    Tokio, Japoni

    Indeksi Nikei në bursën e Tokios ka rënë gati 3 për qind, derisa çmimi i stoqeve në Singapor, Australi, Kore Jugore, Hong Kong, Shangai kanë rënë në mes të 0,7 dhe 4,9 për qind. Nikei prej fillimit të javës ka humbur gati 9 për qind, por edhe në bursat tjera aziatike po shënohen humbje.

    Hong Kong

    Me rënie prej më shumë se 4 për qind, indekset e bursës kineze kanë hyrë, si edhe Dow Jones dhe S&P 500 në Wall Street, në zonën e korrektimit, 10 për qind nën nivelin e vet paraprak.

    Kuala Lumpur, Malajzi

    Kjo rënie është pasojë e rënies së mbrëmshme të indeksit më të rëndësishëm në Wall Street për përafërsisht 4 për qind, gjë që është rënie e dytë e ashpër këtë javë.

    Wall Street

    Rënia e ashpër në bursa dhe mosdashja e investitorëve të rrezikojnë po bëjnë presion në çmim të naftës. Çmimi për një fuqi në tregun amerikan ka rënë sot në mëngjes për 1 për qind, në 60.55 dollarë, afër nivelit më të lirë në gati dy muajt e fundit, derisa në tregun e Londrës një barel është liruar për 0.75 për qind gjegjësisht ka rënë në 64,30 dollarë.

    Në tregun e valutave dollari është dobësuar, ndërsa janë forcuar valutat të cilat konsiderohen të sigurta në kohëra të pasigurta – siç janë jeni japonez dhe franka zvicerane.

    Dollari prej fillimit të javës ka rënën rreth 1,5 për qind./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark