×
  • Sport
  • Sport

    Kaos në ndeshjen e basketbollit në Egjipt: Rreth 27 persona të lënduar

    Insajderi
    25 December 2022 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 27 persona janë lënduar në ndeshjen e basketbollit të Superkupës së Egjiptit ndërmjet Al-Ahly dhe Ittihad, raporton Associated Press.

    Aksidenti ndodhi kur një pjesë e tribunës u shemb dhe autoritetet egjiptiane njoftuan se i gjithë incidenti ndodhi pas një rrëmuje të tifozëve të Ittihadit të cilët ishin shumë në një pjesë të tribunës.

    Pati një panik të madh dhe fatmirësisht nuk pati të vdekur.

    “Shumica e të plagosurve kanë kocka të thyera dhe askush nuk është në rrezik për vdekje”, tha ministri egjiptian i Shëndetësisë Hossam Abdel-Ghaffar.

    https://twitter.com/gchahal/status/1607051941686956035?s=46&t=NnVqZgHQzTM9xf-0056R7A

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark