×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kapen 2 mijë e 200 zogjë të kontrabanduar, serbi bie në pranga

    Insajderi
    13 April 2023 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një serb me inicialet J.J, pasi në rimorkion e traktorit të tij u kapën disa mallra që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia.

    Në mesin e gjërave që dyshohet se u futën në mënyrë ilegale janë edhe 2 mijë e 200 zogjë.

     “Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara  (20) arka të birrës “Tuborg”; (50) arka të birrës  “Zajqevsko”  dhe (2550) zogj (shpezë) të vegjël”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Sot më 13.04.2023 Njesitë policore të kësaj task force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar m/serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut”, thuhet në komunikatën e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark