×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kapen barna të kontrabanduara në Veri, Insajderi sjell detaje nga operacioni (Video)

    Insajderi
    07 March 2024 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë konfiskuar një sasi e madhe e barnave të kontrabanduara nga Serbia, gjatë një aksioni të Policisë me Doganën e Kosovës, në dy lokacione në veri të Mitrovicës.

    Sipas Doganës barnat e gjetura në dy barnatore kanë qenë pa asnjë dokumentacion dhe nuk kishin mbulesë për prejardhjen e mallit.

    Insajderi merr vesh që deri te ky zbulim ka ardhur pas informacioneve të inteligjencës kosovare dhe besimit që kanë treguar banorët në Veri për ti ndarë ato me autoritetet kosovare.

    Agjencioni Kosovar për Inteligjencë fillimisht e ka dhënë informatën më pas dogana në përkrahje të policisë i kanë konfiskuar barnat e kontrabanduara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark