×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara

    Insajderi
    07 July 2022 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër (4) raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës. Janë kapur mbi 6 ton mallra të kontrabanduara, shkruan Insajderi.

    Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit

    Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

    Gjithçka që u kontrabandua:

    • Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.

    • Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.

    • Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.

    • Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

    Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.

    Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    “Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, apelohen në njoftimin e doganës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark