×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kapet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga 180 shtete

    Insajderi
    26 August 2023 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Santa Marta të Kolumbisë është kapur një shtetas shqiptar me nofkën “Niko” ose “El Gordo”, i kërkuar nga 180 shtete të botës, nën akuzat për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës.

    Besnik Nikolli kërkohej prej tetorit të 2021-s nga autoritetet franceze nëpërmjet Interpolit për krimin e trafikimit të drogës.

    I arrestuari dyshohej se ishte përfshirë edhe krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

    “Niko” akuzohet të jetë në shërbim të strukturave të trafikimit të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani./tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark