×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kapiteni i Policisë së Kosovës diplomon në Akademinë e FBI-së

    Insajderi
    17 March 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Blerim Salihu, sot ka diplomuar në sesionin e 285-të të Akademisë Kombëtare të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

    Ceremonia e diplomimit të kapitenit Salihu dhe pjesëmarrësve të tjerë është zhvilluar në Akademinë Kombëtare në Quantico, Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 mars 2023.

    Sesioni i 285-të ka qenë i përbërë nga 2 qind e 47 oficerë të zbatimit të ligjit nga 47 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, ku pjesëmarrësit kanë qenë punonjës të agjencive të zbatimit të ligjit nga 28 vende, katër organizata ushtarake dhe pesë organizata civile federale./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark