×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni i PSG-së, Marquinhos më në fund flet për të ardhmen e Kylian Mbappes

    Insajderi
    23 July 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë një problem i madh te PSG. Marrëdhënia e sulmuesi francez me klubin nuk është më e mira e mundshme dhe shpeshherë ka tension mes palëve.

    Rreth një largimi në horizont të Mbappe ka folur për mediat mbrojtësi i kampionëve të Francës, Marquinhos.

    “Është një çështje delikate, lojtari është i jashtëzakonshëm, shumë i fortë, por është një vendim që shkon përtej nesh si lojtarë.

    Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni drejtuesve. Ne duam të kemi gjithmonë lojtarët e mëdhenj në krah, shpresoj të gjejmë një zgjidhje që Kylian të na ndihmojë edhe gjatë këtij sezoni” – Tha Marquinhos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark