Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 39.
Cana u tërhoq nga Kombëtarja fill pas përfundimit të Kampionatit Europian 2016 që u zhvillua në Francë, pjesëmarrja e parë historike e ekipit tonë kombëtar në një kompeticon të tillë.
Ish-kapiteni ka luajtur plot 92 ndeshje me fanellën “kuqezi” dhe ka shënuar vetëm një gol, pasi ka luajtur gjatë gjithë kohës në qendër të mbrojtës dhe pse në karrierën e tij me klubet ka luajtur edhe si mesfushor.
Kujtojmë që Cana ishte idhulli i shumë shqiptarëve pas viteve 2000, pasi edhe pse luajti për ekipe si PSG dhe Marsielle, madje edhe kapiten i tyre, mes shumë opsioneve ai zgjodhi me zemër të përfaqësonte kombin e tij.
Shifra më e lartë e Canës në merkato ka qenë 14 milion euro, por kujtojmë në ato vite, çmimet e lojtarëve ishin ndryshe.
Eksperienca e fundit e Lorikut ishte pikërisht në Francë me Nantes ku edhe u tërhoq në vitin 2017.
Cana është martuar me italianen Monica Ercoli dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Tanimë ai merret me bizneset e tij private, padyshim edhe me akademi futbolli, e gjithashtu e shohim shpesh në studio televizive si analist sportiv