×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kapja e 73 kg drogë në Ferizaj, në mesin e të arrestuarve edhe 6 shtetas të Turqisë

    Insajderi
    24 May 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar 73 kilogramë drogë të llojit heroinë, para të gatshme, telefona dhe vetura, në tri lokacione në rajonin e Ferizajt. Në lidhje me rastin janë arrestuar 15 persona.

    Policia njofton se në mesin e të arrestuarve janë gjashtë shtetas të Turqisë.

    “POSEDIM SHPËRNDARJE DHE SHITJE E SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Ferizaj 15.011.2021 – 10:30. Me 23.05.2022 gjatë një plani operativ në 3 lokacione të ndara në regjionin e Ferizajt janë gjetur dhe konfiskuar 73 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, para, telefona dhe vetura. Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesëmbëdhjetë (15) të dyshuar meshkuj (9 kosovarë dhe 6 shtetas të Turqisë)2, njofton Policia.

    Një laborator droge është zbuluar gjatë ditës së djeshme edhe në Zveçan, ku janë konfiskuar rreth 10 mijë fije marihuanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark