×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq dënohet nga gjykata qytetari që u akuzua për pjesëmarrje në grup terrorist

    Insajderi
    26 January 2022 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit me inicialet K.D, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

    Ai është dënuar me tri vite e tetë muaj burgim, të cilin dënim do ta vuajë në afat prej 15 ditësh aps plotfuqishëmërisë së këtij aktgjykimi.

    Në dënimit e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021.

    “Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë i Gjykatës:

    Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist

    Prishtinë 26 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I akuzuari K.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (2) vite e tetë (8) muaj, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021 e tutje, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar.

    Me aktvendim të veçantë PS.nr.53/21, të datës 26 janar 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafit 1 nënparagrafi 1.1 paragrafi 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark