×
  • Sport
  • Sport

    Kaq miliona do t’i kushtojë Bayernit shkarkimi i Nagelsmann

    Insajderi
    25 March 2023 - 00:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Julian Nagelsmann nuk është më trajner i Bayernit. Trajneri është liruar nga detyrat e tij.

    Në fakt, Julian Nagelsmann duhej të krijonte një epokë në Bayern, por pas 20 muajsh të mirë, anëtarët e bordit të Bayern-it i dhanë fund epokës së shkurtër të tij. Arsyet nuk janë ende zyrtare.

    Deri më tani fansat kanë pritur më kot një deklaratë zyrtare. Kontrata e trajnerit do të kishte zgjatur deri në vitin 2026.

    Siç shkruan “Bild”, 35-vjeçari fiton nga tetë deri në nëntë milionë euro në vit. Paga e tij deri në vitin 2026 do t’i kushtonte klubit 45 milionë.

    Por sa merr ai pasi ka mbaruar punën?

    Një gjë është e qartë: nuk ka klauzolë lirimi, që do të thotë se Bayern dhe Nagelsmann duhet të hyjnë në negociata.

    Shkarkimi mund t’i kushtojë klubit deri në 27 milionë euro. Kaq para do të kishte bërë në vitet e mbetura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark