Mbrëmja e së shtunës ishte një spektakël për të gjithë tifozët e boksit.
Britaniku Anthony Joshua, u ndesh me Otto Wallin të cilin e mposhti pas pesë raundeve pasi ekipi i këtij të fundit vendosi që Wallin të mos kthehet më në ring.
Ndërkohë në meçin tjetër mes Deontay Wilder dhe Joseph Parker ndodhi befasia, pasi Parker arriti ta mposhtë Wilderin duke dominuar gjatë tërë meçit.
Boksieri nga Zelanda e Re i njohur ndryshe në publik me nofkën “Kiwi”, arriti ta mposht Wilderin pas 12 raundesh me vendim të gjyqtarëve.
Natyrisht që ky event ka zgjuar kureshtjen e të gjithëve, për paratë që boksierët kanë përfituar si pasojë e këtyre meçeve.
Ka qenë vet Wilder ai i cili para meçit kishte konfirmuar se do të fitonte rreth 40 milionë dollar për dy meçet e konfirmuara, përfshirë atë kundër Anthony Joshuas në 2024.
Wilder paguhet mesatarisht 10 apo 20 milionë euro për çdo luftë që zhvillon, andaj shuma e fituar nga ky meç sipas raportimeve, kap shifrën e 10 milionë eurove, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë Parker, i cili nuk ka pasur një karrierë të bujshme njësoj sikur Wilder, besohet se nga ky meç ka përfituar 2 deri në 3 milionë euro.
Ndërsa sa i përket meçit mes Joshuas dhe Wallin ndonëse nuk ka ende ndonjë informacion zyrtar, vlerësohet se edhe Joshua poashtu ka fituar 10 milionë dollarë.
Sidoqoftë, paratë e vërteta do të vinin nëse do të caktohej meçi me Wilder, ku çmimi raportohet se do të shkonte mbi 40 milionë euro.