×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kastrati i PDK-së: Kurti është kryehajn

    Insajderi
    26 April 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ardian Kastrati, nga PDK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti kryehajn, ndërsa foli edhe për “4-5 hajna” në kabinetin e Qeverisë.

    Duke folur për punën e Qeverisë në Kuvend ai tha se deputetët janë përfaqësues të popullit, por kryeministri është hajdut që ka keqpërdorur miliona euro.

    “…Kryehajni është këtu Kurti…Ju nuk jeni, ju jeni përfaqësues të popullit. Këta nuk iu lënë juve të hyni në tall. Janë 4-5 vetë që kanë menaxhuar me 300-400 milionë. Këta një ditë ikin, shkojnë në Norvegji a diku dhe ju lënë në baltën e paligjshmërisë”, deklaroi Kastrati, derisa po fliste për arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

    Deputeti i partisë opozitare tha se Kurti është i detyruar ta mbrojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që dyshohet për keqpërdorime, pasi sipas Kastrati, “Martini ua qet faqen e zezë”.

    Qeverisjen e Kurtit, Kastrati e quajti masakër dhe gjakderdhje financiare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark