×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Katari do të lejojë fluturime direkte nga Izraeli gjatë Kupës së Botës

    Insajderi
    10 November 2022 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri izraelit, Yair Lapid, njoftoi të enjten se tifozët izraelitë të futbollit do të mund të fluturojnë drejtpërdrejt në Katar për Kupën e Botës FIFA 2022.

    “Ne kemi vendosur fluturime direkte midis Izraelit dhe Katarit për tifozët që marrin pjesë në Kupën e Botës FIFA,” tha Lapid në Twitter, duke falënderuar Ministrinë e Jashtme izraelite për ta bërë të mundur.

    Katari dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

    “Ne kemi siguruar me sukses të gjitha garancitë, duke përfshirë qasjen në shërbimet konsullore për izraelitët gjatë qëndrimit të tyre në Katar,” deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme izraelite Alon Ushpiz, sipas mediave izraelite.

    Nga ana e tij, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se marrëveshja përfshin gjithashtu lejimin e palestinezëve që të përdorin fluturimet me çarter midis aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit dhe Aeroportit Ndërkombëtar Hamad në Doha.

    “Ne jemi të kënaqur që është arritur një marrëveshje që tifozët izraelitë dhe palestinezë të vizitojnë Katarin dhe të ndjekin ndeshjet gjatë Kupës së Botës FIFA,” tha Infantino.

    Katari është vendosur të presë turneun botëror nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor, duke u bërë vendi i parë arab dhe i Lindjes së Mesme që organizon garën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark