×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Katër kërkesa të paraqitura nga minatorët e “Trepçës” – për këto u pajtua Bordi i Përkohshëm

    Insajderi
    03 November 2023 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minatorët e “Trepçës” kanë paraqitur katër kërkesa, për cilat minatori, Gani Osmani konfirmoi për Insajderin se janë pajtuar me përfaqësuesit e Ministrisë. Por, nga Bordi i Përkohshëm i kësaj ndërmarrje po thonë se janë pajtuar vetëm prej tri prej tyre.

    Si rrjedhojë, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është pajtuar që pagat e minatorëve të dalin në mes datës 6 dhe 10 të çdo muaji, të shpallet konkursi për Kryeshefin Ekzekutiv dhe të përmirësohen kushtet e sigurisë së minatorëve.

    Bazuar në njoftim, minatorët i kanë kërkuar Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve që të tërhiqen të gjitha vendimet e nxjerra gjatë grevës, pikë për të cilën këta të fundit kanë thënë se do ta analizojnë.

    “Ne, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve jemi në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e paraqitura nga ju, sepse janë dhe prioritete tona tashmë”, thuhet në letrën e publikuar nga ta.

    “Ne, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve pajtohemi me pikat 1, 2 dhe 3. Kërkesa e fundit e letrës tuaj, ju sigurojmë që do të analizojmë dhe shqyrtojmë në vijimësi vendimet e KE-së, përfshirë ato nga data 27.10.2023”, vijon njoftimi i Bordit.

    Mbrëmë në mesnatë, minatorët e “Trepçës” e kanë ndërprerë grevën, pasi kanë marrë premtimin se kërkesat e tyre do të plotësohen.

    Kujtojmë se një numër i konsiderueshëm i minatorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak përkeqësimit të gjendjes shëndetësore sa po qëndronin brenda minierës.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark