×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Katër persona në operacion, 13 persona me djegie në fytyrë e trup – nga QKUK tregojë detaje për rastin në Kçiq

    Insajderi
    13 January 2024 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i bombolës së gazi ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

    13 pacientë pasi kanë marr trajtimin fillestar në Spitalin e Mitrovicës, janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar për Insjaderin zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Ai tha se disa pacientët kanë djegie në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë.

    Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët.”

    Tutje, Fazliu tha se katër prej tyre janë duke u operuar.

    Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit“, theksoi ai.

    Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar“, tha tutje Fazliu./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark