×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Katër të burgosur rrahen mes vete në Burgun e Dubravës

    Insajderi
    03 March 2023 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste që kanë ndodhur në Burgun e Dubravës.

    Dy persona kanë rrahur një person tjetër në këtë burg.

    “U raportua se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

    Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

    Një rast i ngjashëm është regjistruar në një pavion tjetër në po të njëjtin burg.

    “Dy të burgosur janë rrahur ndërmjet veti. Si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Për të dy rastet është njoftuar prokurori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark