Nëse pyesni dikë në lidhje me veshjen që vesh më shpesh nga gardëroba, sigurisht që përgjigjja do jetë “diçka xhins”, çfarëdo qoftë ajo.
Dhe në fakt ka një të vërtetë, ne veshim xhinse në punë, në fundjavë dhe në darkat më speciale, sepse për fat të mirë, koleksioni i veshjeve xhins është shumë i gjerë dhe ne, mund të bëjmë dhjetra kombinime për çdo stil.
Më poshtë kemi renditur “top” veshjet në material xhins, për të cilat po çmenden të gjithë këtë verë.
1. Xhaketa e xhinsit “oversize”
Kjo xhaketë mund të quhet si trendi më i thjeshtë për t’u përshtatur me çdo veshje, nga ato më të veçantat e deri te ato më të thjeshtat për palestër.
2. Xhinset me dy tone
Pse të zgjidhni vetëm një nuancë xhinsi, kur në fakt mund të zgjidhni dy? Një nga tendencat më të fuqishme të veshjeve në material xhins, është pikërisht kjo dhe është përqafuar edhe nga vajzat e famshme.
3. Big & Baggy
Më në fund një trend për vajzat që janë anti xhinse të ngushta! Me bel të lartë, të gjera e të gjata, njësoj si vajzat që ndjekin modën vishen!
4. Xhinset e shkurtra Bermuda
Ruajini xhinset shumë të shkurtra për në plazh! Tendenca e re e pantallonave jo shumë të shkurtra në stilin Bermuda, është një trend që po e veshin të gjitha vajzat e njohura, në Instagram dhe në jetën reale.