Kompania “KAWA Group” ka përfunduar tërësisht kompleksin “Çelësi i Prishtinës”, projekt madhështor i cili është kryer për një kohë rekord.
Pesë ndërtesa të renditura në një radhë të bukur kanë krijuar “Çelësin e Prishtinës”, si kompleksi më modern dhe më kualitativ i ndërtuar deri tash në vend.
Prej orës 20:00 në Rrugën B, mu përpara kompleksit “Çelësi i Prishtinës” do të ketë një festë madhështore që do të përcillet me muzikë nga Aragona Band, me darkë e pije pa kufi, me shumë lojëra për fëmijë, lojëra shpërblyese dhe shumë e shumë befasi tjera.
Festa do të jetë e hapur për gjithë qytetarët e Kosovës, pa përfshirë asnjë limit.