×
  • Sport
  • Sport

    KB Trepça me lehtësi kualifikohet në gjysmëfinale të plejofit

    Insajderi
    09 April 2023 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Bashkimit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it, ku do të përballen me Sigal Prishtinën.

    Mitrovicasit ishin dominues ndaj prizrenasve për të triumfuar 79:96 (6:34, 26:20, 18:21, 29:21).

    ‘Xehetarët’ e filluan furishëm me një seri rekorde deri më tani 0:26, ku prizrenasit pikën e parë e realizuan pas

    7:24 minutave lojë, ndërsa çereku i parë përfundon 6:34. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 32:54.

    Në pjesën e dytë nuk kishte shumë histori, me mitrovicasit që nuk rrezikuan fitoren dhe triumfuan bindshëm 79:96, për të depërtuar në gjysmëfinale.

    Te prizrenasit u dalluan Daniel Lekndreaj me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Dajuan Graf me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te mitrovicasit u dalluan Andrew Gordon me 21 pikë e 11 kërcime dhe Kendrick Brown me 22 pikë e pesë kërcime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark