Klubi basketbollistik, Trepça ka njoftuar se tifozi i tyre që u alivanos në derbin ndaj Pejës është në gjendje të mirë shëndetësore.
Derisa zhvillohej derbi mes Trepçës dhe Pejës, një tifoz u alivanos dhe sipas raportimeve, kishte rrotulluar gjuhën dhe falë reagimit të shpejtë të stafit mjekësor, tifozi shpëtoi.
Trepça tani ka dal me komunikatë zyrtare, ku ka njoftuar se 16-vjeçari është mirë me shëndet dhe që e kanë ftuar si mysafir i veçantë për ndeshjen e radhës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Tifozi ynë është mirë, në ndeshjen e ardhshme mysafir i veçantë i klubit
Të gjithë në palestër, e më së shumti ne në klubin Trepça, jemi shqetësuar kur një tifoz i yni humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Pejën. Por për fat tifozi ynë 16-vjeçar është tani shumë mirë dhe në shtëpinë e tij.
Kryesia e klubit ka vizituar tifozin tonë të zjarrtë dhe është bindur që gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai pasi humbi ndjenjat është asistuar nga mjekët e dy klubeve, ndërsa është shoqëruar edhe gjatë qëndrimit në spital.
Më shumë se për fitoren jemi të gëzuar që tifozi ynë nuk ka telashe me shëndetin. Dhe tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafir të veçantë të klubit.
Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe përkrahjen.
Familja e madhe gjelbër e zi është gjithnjë e bashkuar”, shkroi klubi.