×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ke pezm ndaj Kurtit”, “Cili pezm o zotëri” – përplasen Hyseni dhe Pozhari

    Insajderi
    19 January 2021 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Xhevdet Pozhari dhe anëtari i PSD’së Zgjim Hyseni janë përplasur në emisionin Pressing në T7 për listën e kandidatëve të VV’së për deputetë.

    Hyseni ka thënë se lista është riciklim dhe ka arsyetuar aksionin e PSD’së të mbajtur sot.

    Ndërkohë Pozhari nuk është pajtuar duke thënë se është një ndër listat më të mira.

    “Besoj që ke pezm ndaj Kurtit”, i ka thënë ai,.

    “Cfare pezmi o zotëri?”, i është përgjigjur Hyseni.

    “A e ke pa cfarë kanë bërë në Prizren. Qeverisja atje lë shumë për të dëshiruar. U kanë dhënë tendera shokëve të tyre”, shtoi Hyseni.

    Pozhari është kundërpërgjigjur përsëri duke thënë se nëse ka prova të tilla, atëherë Hyseni duhet të dërgojë prova në prokurori e jo të flasë me kauza në emisione.

    “Nëse ke dicka mos më thuaj mua. Shko atje në prokurori.”, u shpreh Hyseni. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark