×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kearns: Radoiçiqi ende i lirë në Serbi, Beogradi pa asnjë përgjegjësi për rolin në Banjskë

    Insajderi
    27 October 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar një mujorin e sulmit në Banjskë, në të cilin ishte I përfshirë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq që udhëhoqi grupin terrorist.

    Kearns thotë se edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga sulmi, Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi.

    “Ka kaluar tashmë një muaj që kur Radoiçiqi pranoi fajësinë për sulmin paramilitar në Kosovë me Beogradin që ia ofroi armët. Por ai ende mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit. I kam parë armët, dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata meritojnë drejtësi”, ka deklaruar ajo.

    Deputetja britanike qëndroi disa ditë në Kosovë gjatë kësaj jave, ku takoi krerët institucionalë.

    Ishte vetë Kearns ajo që alarmoi muaj më parë për futjen e armatimit nga Serbia në Kosovë, gjegjësisht nëpër manastiret ortodokse, përmes autoambulancave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark