×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kearns: Radoiçiqi ende i lirë në Serbi, Beogradi vazhdon të mos ndëshkohet për rolin në Banjskë

    Insajderi
    27 October 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar një mujorin e sulmit në Banjskë ku një grup i përbërë nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, sulmoi policinë e Kosovës.

    Kearns thotë se edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga sulmi, Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi, ndërsa Beogradi vazhdon të mos ndëshkohet për këtë veprim, ndonëse thotë se i ka parë vetë armët që thotë se kanë ardhur pikërisht nga Beogradi.

    “Ka kaluar tashmë një muaj që kur Radoiçiqi pranoi fajësinë për sulmin paramilitar në Kosovë me Beogradin që ia ofroi armët. Por ai ende mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit. I kam parë armët, dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata meritojnë drejtësi”, shkroi Kearns.

    Deputetja britanike qëndroi disa ditë në Kosovë gjatë kësaj jave, ku takoi krerët institucionalë.

    Ishte vetë Kearns ajo që alarmoi muaj më parë për futjen e armatimit nga Serbia në Kosovë, gjegjësisht nëpër manastiret ortodokse, përmes autoambulancave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark