×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kearns thirrje Borrellit e Von der Leyenit: Largoni tani sanksionet ndaj Kosovës

    Insajderi
    29 October 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefja e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka kërkuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.

    Deputetja britanike ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.

    Vuçiq sot tha se Beogradi ka thënë dhe vazhdon të thotë se është i gatshëm të përmbushë gjëra “që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja”.

    Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark