20:28 - 01 Dhjetor 2022

Njëra ndër modelet më të komentuara është Kejvina Kthella.

Së fundi ajo ka shpalosur detaje nga jeta personale.

Modelja ka bërë të ditur se pak impresionohet nga paratë tek meshkujt, ndërsa ka zbuluar se ka qenë në një lidhje dashurie me një djalë që nuk qëndronte mirë ekonomikisht.

“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’”, ka thënë modelja në një intervistë për “Goca Gra”.

Pos tjerash, duke folur rreth mashkullit ideal për të, ajo i ka treguar disa prej karakteristikave që janë primare për të.

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”, shtoi ajo.