×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    KEK-u e vetmja skuadër nga Liga e Dytë që kualifikohet në 1/8 e finales, klubi paralajmëron përforcime

    Insajderi
    03 December 2021 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/16 të finales në Kupën e Kosovës në futboll.

    Tashmë dihen të gjitha skuadrat, të cilat janë kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës: Prishtina, Ballkani, Drenica, Gjilani, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Dukagjini, Drita, Ferizaj, Arbëria dhe KEK-u.

    KEK-u nga Obiliqi është skuadra e vetme nga Liga e Dytë e futbollit kosovar që ka arritur t’i kalojë dy runde në këtë garë.

    “Elektricistët” dje arritën të mposhtin ish-kampionen e Kosovës, Trepçën, me rezultatin minimal 1:0, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales.

    Në ndeshjen e rrethit të parë skuadra e KEK-ut kishte eliminuar Mati 1, e cila garat i zhvillon në Ligën e Tretë.

    Gjithashtu, Sheshi” mëson se skuadra e KEK-ut do t’i bëjë disa përforcime në afatin kalimtar të janarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark