×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kelmendi e Kuka nisen për në Holandë, pritet t’i takojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

    Insajderi
    19 October 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-fituesja e medaljes së artë Majlinda Kelmendi dhe trajneri i mirënjohur i xhudos Driton Kuka janë nisur për në Holandë. Edhe pse arsyeja e vizitës është dakordimi i programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me federatat mike të Holandes dhe Gjermanisë, ata po e shfrytëzojnë mundësinë t’i takojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

    Ai theksoi se rrugëtimi i tij dhe Majlinda Kelmendit, kanë një të përbashkët me UÇK-në.

    Kuka theksoi se ky rrugëtim ka qenë plot vështirësi por që kanë arritur të sjellin fitore historike.

    Trajneri i mirënjohur tha se lufta e popullit të Kosovës ka qenë fryëzim i yni në çdo betejë.

    “Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e ka në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty” – tha Kuka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark