×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kelmendi: Populli palestinez është i pushtuar siç ishte Kosova nga Serbia

    Insajderi
    09 October 2023 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se populli palestinez është i pushtuar nga Izraeli njësoj siç ishte Kosova nga Serbia.

    Kelmendi ka thënë se kjo situatë është e njëjtë.

    “Një popullatë e cila është 80 vjet e shtypur, e vrarë njësoj siç ishte populli i Kosovës në raport me Serbinë, e kemi situatën e njëjtë. Ne kemi qenë në vendin tonë të okupuar, të pushtuar, të terrorizuar dhe revolta jonë ndaj Serbisë ka qenë e arsyeshme dhe në këtë rast revolta e popullit palestinez në tokat e tyre, përballë Izraelit është normale sepse po luftojnë për lirinë e vet”, ka thënë Kelmendi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

    Kelmendi më herët në studio për zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Palestinës ka thënë se paraqesin një vazhdimësi të rezistencës së popullit palestinez, pothuajse 80 vjeçare.

    Kelmendi ka thënë se për 80 vite regjimi i Izraelit ka terrorizuar e persekutuar popullatën palestineze civile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark