×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këmbimi i pronave – deklarohet ministri Murati tregon në kompetencë të kujt është

    Insajderi
    31 January 2024 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka mohuar raportimet se dikasteri i tij që ai e drejton e ka vlerësuar më lirë një pronë të këmbyer nga Komuna e Prishtinës me pronë private.

    Ai ka thënë se çfarëdo përgjigje që lidhet me këtë çështje duhet që t’i adresohet Komunës së Prishtinës, pasi Ministria e Financave nuk e ka në kompetencë një gjë të tillë.

    “Jam në dijeni që ka një çështje të ngritur të këmbimit të pronave. E kam konsideruar të pa denjë sepse nuk ka të bëjë me Ministrinë e Financave edhe pse në disa raste po mundohet që t’i jepet një konotacion i tillë. Nuk i takon Ministrisë së Financave që të përfshihet në një diskutim i cili ka pretendime të pa sakta. Sa i përket çështjes së ndalimit të keqpërdorimeve nuk besoj që ka dikush që ka bërë më shumë se unë për të ndaluar këtë. Çfarë do kërkese që keni edhe sqarim duhet ta kërkoni tek Komuna e Prishtinës, sepse është komuna që ka marrë një vendim të tillë”, u shpreh Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark