×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kemi mendu që janë 30”, Sveçla del me shifra të reja për numrin e terroristëve të përfshirë në sulmin në Basnjskë

    Insajderi
    29 September 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se numri i terroristëve të përfshirë në sulmin në Basnjskë është 80 dhe jo 30 siç është thënë në fillim.

    Sveçla tha se Policia e Kosovës ka qenë në numër të vogël dhe me armatim të dobët në këtë betejë.

    “Në fillim është menduar se janë diku mes 30 dhe 40 terroristë. Tashmë mund të themi se numri është më i madh, gjë që dëshmon suksesin edhe më të madh të policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka qenë edhe në numër më të vogël, edhe me armatim më të dobët sesa ky grup terrorist, por ia ka dalë që pas humbjes së jetës së rreshterit Afrim Bunjaku, pas përfundimit të kësaj prite, të realizojë gjatë gjithë ditës një betejë të suksesshme – për të cilën po marrim përgëzime nga të gjithë aleatët tanë – dhe ta mundë këtë grup terrorist. Por, numri është i madh. Tash mund të themi se është mbi 80”, tha ai për REL.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark