×
  • Sport
  • Sport

    “Kemi pritur se do të jetë fusha e keqe, por jo kaq shumë”/ Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani flet pas barazimit në ‘Fadil Vokrri’

    Insajderi
    16 June 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka vlerësuar se fusha shumë e rënduar e ka penalizuar përfaqësuesen. Rrahmani ka thënë se te Kosova janë të dëshpëruar, por jo të dorëzuar.

    Të premten, Kosova barazoi pa gola me Rumaninë në ndeshjen e tretë kualifikuese për “Euro 2024”. Ishte barazimi i tretë nga po aq ndeshje.

    “Na mungoi goli. Pasimi i fundit ose gjuajtja e fundit. Do ta mbyllnim ndeshjen me fitore. Ishte shumë vështirë. Kemi dhënë maksimumin. Kemi pritur se do të jetë fusha e keqe, por jo kaq shumë. Nuk shkonte topi. Kemi bërë maksimumin dhe kemi mundur ta fitojmë ndeshjen. Po të kishim fat tani do të ishim me nëntë pikë. Kishim probleme me fushën edhe me Andorrën. Ndoshta fusha duket e mirë, por është shumë e keqe. Nuk mund të shprehet kualiteti në këtë fushë”, ka thënë Rrahmani për transmetuesin e ndeshjes.

    “Jemi të dëshpëruar, por nuk jemi dorëzuar. Ka shumë ndeshje që duhet t’i luajmë. Shpresojmë të mos na penalizojë të paktën fusha. Rezultatet nuk janë në përputhje me atë që po shfaqim”, ka shtuar Rrahmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark