Dukagjini i Klinës duket të jetë “arrë e fortë” për skuadrat tjera elitare edicionin 2021/22 që është në prag të fillimit.
Kjo për shkak të merkatos së pasur verore nga klubi klinas.
Dukagjini sot ka zyrtarizuar edhe portierin e njohur kosovar, Kenan Haxhihamzën.
Ky i fundit vjen nga skuadra e Ballkanit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Gjilani, transmeton Frontonline.
24-vjeçari është ndër portierët më të dalluar në futbollin kosovar.
“Portieri rahovecian i bashkohet klubit të Dukagjinit nga skuadra e Ballkanit. Haxhihamza, i lindur më njëzetetetë dhjetor 1996, i ka mbrojtur edhe ngjyrat e Gjilanit për 4 sezone me radhë. 24 vjeçari, tash e tutje do të jetë pjesë e klubit tonë, të cilit i urojmë mirëseardhje dhe suksese në fanelën bardhegjelbërt”, thuhet në njoftimin e klubit.