×
Show

Kënga e Eneda Tarifas kritikohet nga publiku ndërkombëtar

Insajderi
16 March 2016 - 18:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit, e kënduar nga Eneda Tarifa nuk po pëlqehet as nga publiku ndërkombëtar.

“Wiwiblogs” është një sajt, i cili merret me analizën e të gjitha këngëve të cilat kanë marrë apo do të marrin pjesë në Eurovizion.

Djemtë e sajtit kanë dëgjuar të dyja versionet e këngës duke e cilësuar versionin shqip shumë herë më të mirë se sa ai në anglisht.

Ata shprehen se Tarifa është një këngëtare shumë e mirë, por versioni i ri i këngës është një dështim sipas tyre,dhe thonë se as shqiptimin e fjalëve në gjuhën angleze nuk e bene siç duhet.

Ata nuk kanë nguruar as ta imitojnë në mënyrë tallëse teksa këndojnë refrenin e këngës. Po ashtu ata kanë ironizuar edhe veshjet e këngëtares në videoklip.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark