×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këngë vajtuese në 2 të natës – banorët e lagjes ‘Dardania’ në hall nga një shofer

    Insajderi
    19 January 2024 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e lagjes Dardania janë duke pasur ankesa ndaj një personi i cili sipas tyre, orëve të vona të natës, po ua prish qetësinë, shkruan Insajderi.

    Sipas videos së publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, shihet vetura e parkuar, teksa dëgjohet zë i madh i muzikës.

    “Është ora 2:20 e natës dhe ky person në baza të përditshme e tmerron lagjen Dardania me muzikën e tij të lartë, duke prishur qetësinë e secilit”, thuhet në postim nga një banor i kësaj lagje.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark