Këngëtarët e estradës tonë, të cilët kushtojnë këngë njerëzve dhe temave të ndryshme, nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferentë ndaj Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ata kanë uruar më të dashurat e tyre duke publikuar foto të tyre në rrjetet sociale.
Cak i urimeve të tyre kanë qenë kryesisht nënat. Ndër ata që uruan janë Soni Malaj, Eliza Hoxha, Greta Koci, 2Ton, Ardian Bujupi, Noizy, Ermal Fejzullahu e të tjerë.
Por, nuk janë të gjithë artistët që kanë pasur mundësin ta përqafojnë nënën e tyre për këtë festë.
Këngëtaret Rozana Radi dhe Aurela Gace me rastin e festes së 8 marsit kanë përkujtuar nënat e tyre duke shprehur mungesën e tyre./Insajderi.com