×
  • Showbiz
  • Show

    Këngëtarja Celine Dion, detyrohet të anulojë të gjitha koncertet e saj

    Insajderi
    21 October 2021 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së fundmi  këngëtarja Celine Dion ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj.

    Përmes rrjetit social, Instagram, Celine ka zbuluar se për shkak të problemeve me shëndetin është detyruar të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas.

    ”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jesh në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja.

    Dion është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke nxitur aludimet se vuan nga ndonjë sëmundje.

    Mirëpo, në një intervistë për BBC, ajo deklaroi se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark