×
Show

Këngëtarja e “Fillimit të Ri”

Insajderi
29 May 2017 - 20:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kur fushata parazgjedhore është gati të nisë zyrtarisht edhe tre ditë, partitë tashmë ka filluar të paraqesin edhe anën artistike dhe argëtuese të fushatës.

Këngët zyrtare të fushatës janë një gjë e zakonshme në fushatat zgjedhore në Kosovë, por deri më tani vetëm koalicioni PDK-AAK-NISMA që kanë sloganin “Fillimi i Ri” e kanë publikuar këngën e tyre.

Kjo është këngëtarja jo shumë të njohur, Arbnore Zogjani e cila këndon këngën e titulluar “Fillimi i Ri”, tekstin e së cilës sipas të dhënave të publikuar në videon e hedhur në Youtube thuhet se e ka shkruar vet këngëtarja dhe Luaras Uka, raporton Insajderi.

https://www.youtube.com/watch?v=0CkUyJsyIoA

Edhe muzikën thuhet se e ka bërë vet Zogjani teksa në vokalet e dyta janë Valmira Maxhuni, e Granit Miftari.

“Yjet po shndrisin ndryshe sot, një frymë e re po vie në vendin tonë”, fillon kënga.

Këngëtarja në profilet e saja në rrjete sociale shihet të jetë një adhuruese e madhe e PDK-së.

https://www.instagram.com/p/BRbvTTvFZYk/?taken-by=arbnore.zogjani&hl=en

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark