×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Këngëtarja turke reagon ndaj dy motrave që kërkuan këngën e saj derisa po shpëtoheshin

    Insajderi
    10 February 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia, e cila bashkë me Sirinë ka përjetuar një katastrofë pas tërmetit shkatërrues, është bërë një. Civilët, organizatat humanitare dhe emra të famshëm kanë bashkuar duart për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit.

    15-vjeçarja Ayfer u shpëtua pas përpjekjeve intensive 99 orë pas tërmetit në Kahramanmaras, kurse motra e saj 15 vjeçe Fatma u shpëtua 101 orë pas.

    Ayferi kishte kërkuar nga ekipi shpëtues që t’ia lëshonte këngën e këngëtares turke Zeynep Bastik, “Gul Beyaz Gul”.

    Pasi vajza është bërë virale, edhe këngëtarja Zeynep Bastik nuk ka mundur të qëndrojë duarkryq.

    Bastik ka publikuar imazhet emocionuese të Ayferit në Instagram dhe ka ofruar mbështetje.

    “Kontaktuam Ayferin dhe motrën e saj. Mësuam se kanë humbur familjen dhe të afërmit. Më vjen shumë keq. Do të takohemi sa më shpejt të jetë e mundur me Ayferin. Këngë, koncert, çfarëdo që duan ato… U premtoj se do të jem afër tyre edhe financiarisht, edhe moralisht, përgjatë edukimit të tyre. Falë Ayferit unë kam ndjenja të papërshkrueshme. Do të numëroj ditët që të të përqafoj ty dhe motrën tënde”, ka shkruar Bastik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark