×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kërcënim me armë në stacionin policor në Obiliq, arrestohet një person

    Insajderi
    14 December 2023 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person një person pasi ka kërcënuar me armë në Obiliq.

    Sot rreth orës 10:30, është raportuar për një rast Kanosje me armë në stacionin policor të Obiliqit. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar si dhe sekuestrimin e një arme zjarri“, njoftoj policia.

    Personi i dyshuar është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark